Skip to content

Qendra dorëzon padi kundër Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3

Qendra për Raste Gjyqësore Strategjike (CSL), platformë e themeluar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka dorëzuar: “Padinë për Konflikt Administrativ kundër Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuara nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës”

Organizatat paditëse GLPS dhe OJQ Gjethi kanë paraqitur Padi për Konflikt Administrativ për të kontestuar Lejen Ujore dhe Lejen Mjedisore për Hidrocentralin Lepenci 3 në Kaçanik të lëshuara nga Ministria Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Ky rast është vazhdimësi e rasteve strategjike të cilat Qendra i dërgon në Gjykatë, e që kanë të bëjnë me cenimin e të drejtës së qytetarëve për ambient të pastër dhe të shëndetshëm. Qendra i ngrit në gjykatë rastet e shkeljeve të institucioneve publike, të cilat dëmtojnë shumë qytetarë dhe nëpërmjet padive dhe mjeteve tjera juridike synon t’i rregullojë këto shkelje, si dhe në të njëjtën kohë, synon të ngrisë vetëdijen qytetare për probleme të caktuara në sistemin tonë. I tillë është edhe rasti i ndërtimit të Hidrocentralit Lepenci 3 në Kaçanik.

GLPS dhe Gjethi konsiderojnë se procesi që i ka paraprirë lëshimit të Lejes Ujore dhe Lejes Mjedisore për HC Lepenci 3, ka pasur shkelje ligjore si në vijim: (i) mos-zbatimi i Procedurës së Koncesionit (ii) mungesa e debatit publik apo mungesës së njoftimit adekuat të publikut për të, (iii) degradimi i natyrës e cila rrethon lumenjtë dhe përtej saj, si dhe (iv) mohimi i të drejtës së banorëve të Kaçanikut për ujë të pijshëm dhe të ujitjes, (iii).Organizatat paditëse synojnë të anulojnë të gjitha lejet ujore/mjedisore dhe vendimet tjera të lëshuara në këtë proces si dhe të shtyjnë ekzekutimin e të gjitha këtyre derisa gjykata të marrë një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e tërë procesit

No comment yet, add your voice below!


Add a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *